Kurs Online i hapur për Edukimi Median dhe Informacionin

Rreth Nesh

Kursi i hapur online (MOOC) i Edukimit për Median dhe Informacionin (EMI) është krijuar për të pajisur studentët dhe çdo njeri që e kryen kursin me aftësitë dhe njohuritë bazë për median dhe informacionin.

Në peizazhin kompleks informativ që na rrethon, qoftë tradicional, apo online, lind nevoja ta gjykojmë informacionin me sy kritik, por edhe të lundrojmë në këtë mjedis në mënyrë efektive, të sigurt dhe të zgjuar.

Ky kurs interaktiv online përpiqet t’u japë studentëve instrumentet për të analizuar në mënyrë kritike mesazhet e medias, për të vlerësuar burimet e informacionit, për t’u bërë qytetarë dixhitalë të përgjegjshëm, si dhe për të përdorur instrumentat bazë të Inteligjencës Artificiale në mënyrë të përgjegjshme.

Kursi përmban pesë module:

Moduli 1: Hyrje në Edukimin për median dhe informacionin

Moduli 2: Edukimi mbi median dhe informacionin dhe të menduarit kritik

Moduli 3: Kërkimi, shqyrtimi dhe vlerësimi i informacionit

Moduli 4: Qytetaria digjitale dhe siguria online

Moduli 5: Edukimi për median dhe informacionin në epokën e Inteligjencës Artificiale

Create your account